Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto’o ka bërë bujë të madhe në mediat evropiane.
Ai është parë në një foto me trajnerin e skuadrës ruse Amkar dhe me fanellë bardh e kuqe.
Por kur të gjithë shkruanin se klubi rus Amkar do të jetë ekipi i tij i ri, një gjë e tillë është mohuar.
Amkar po qëndron në Antalya për fazën përgatitore dhe Eto’o ka vizituar këtë klub pasi ka miqësi me trajnerin Gadzhi Gadzhiyev.
Ishte pikërisht klubi rus që postoi foton në ‘Twitter’ duke mos dhënë shpjegime.
“Sot,Belek, Turqi. Më shumë detaje më vonë”, shkruante në faqen e klubit rus.
Por më vonë gjithçka u mohua dhe ishte thjeshtë një lojë nga Eto`o dhe skuadra ruse.
“Eto’o është miku ynë dhe vetëm na ka vizituar dhe i kemi dhuruar një fanellë si dhuratë”.
“Ai është një lojtar i Antalyaspor dhe nuk do të nënshkruajë për ne. Në të ardhmen nuk i dihet”, tha drejtori i klubit rus, Rezvukhin. /Telegrafi/