Samuel Eto’o ka goditur superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pas sulmit të tij ndaj legjendës katalunase, Xavi.
Ishte Xavi ai që së pari thumboi Ronaldon duke mos e vlerësuar atë si më të mirin e epokës.
Më pas Ronaldo ia ktheu Xavit duke thënë se mesfushori legjendar i Barcës s’ka asnjë Top të Artë.
Eto’o, i cili ka luajtur me Xavin, tash i ka dalë në mbrojtje këtij të fundit.
“Nëse Topi i Artë do të ishte i drejt, atëherë Xavi do t’i fitonte pesë ose gjashtë”.
“Ai meriton respektin e gjithë botës”, u shpreh Eto’o. /Telegrafi/