Site icon Telegrafi

Etnon përmbyllin suksesshëm vitin me bashkëpunimin e radhës me Lyrical Son (Foto)

Dy reperët e njohur Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son këtë të dielë do të vijnë me projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “A t’merr malli për mu”.

Muzika është realizuar nga Genci, gjersa tekstin e ka shkruar së bashku me Lyrical Son.

Viti 2016 ka qenë mjaft i suksesshëm për Etnon, dhe në veçanti kompaninë “Black Fish Entertainment”, teksa projekti “A t’merr malli për tu” do të përmbyll me sukses vitin, që u pasurua me shumë hite nga rap grupi i njohur.

Lexo po ashtu Lyrical Son flet për projektet e reja gjatë fundvitit (Foto)

Kënga do të shoqërohet edhe me videoklip, për të cilin po kujdesen vet produksioni “Black Fish”.

Telegrafi ka përcjellë nga afër xhirimet e klipit dhe në vazhdim do t’ju sjellim disa prej imazheve ekskluzive nga xhirimet. /Telegrafi/

Exit mobile version