Site icon Telegrafi

Etnon e ndezin në koncertin e stërmbushur në Belgjikë (Foto)

Rep grupi Etnon ka mbajtur një koncert në Belgjikë me rastin e 9-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Grupi i përbërë nga Milot Hasangjekaj dhe Genc Prelvukaj arriti të grumbullojë mijëra adhurues të tyre në Belgjikë në koncertin që u mbajt në Bruksel.

Lexo po ashtu Etnon në New York: Koncert që nuk harrohet kurrë

Në një foto të publikuar nga vet Genci, është vështirë të shihet fundi i njerëzve në këtë koncert teksa ai pretendon të ketë performuar këngën e re “365 pa ty”, shkruan Telegrafi.

Genci pikërisht së fundmi lansoi këngën “365 pa ty”, kurse hit iu bë edhe bashkëpunimi me Lyrical Son, “A t’merr Malli”. /Telegrafi/

Exit mobile version