Site icon Telegrafi

Estonia ia ndalon hyrjen rusëve, kryeministrja Kallas: Është thembra e Akilit për Moskën

Ndalimi i hyrjes së turistëve rusë në rajonin e Schengenit, është thembra e Akilit për Moskën, ka bërë të ditur sot kryeministrja estoneze Kaja Kallas, një ditë pasi që vendi i saj ia ndaloi hyrjen rusëve.

Estonia ia ka ndaluar rusëve hyrjen në këtë vend me viza të Schengenit, e qeveria në Talin vendosi që shtetasve rusë prej 18 gushtit t’i ndalohet hyrja në Estoni, pavarësisht se janë të pajisur me viza të Schengenit, transmeton Telegrafi.

“Duhet ta kuptoni se vetëm 10 për qind e popullatës ruse udhëtojnë jashtë vendit – e ata janë me qëndrim në Moskë dhe Shën Petersburg”, tha kryeministrja estoneze.

Lexo po ashtu "Liria është religjioni ynë" - ukrainasit shfaqin një video përmbledhëse të dështimit të forcave ruse

“Reagimi i Dmitry Medevedevit tregon se bëhet fjalë për thembrën e Akilit. Ata kësaj i janë frikësuar prej fillimit”, shtoi Kallas.

Kujtojmë që Rusia ka ndaluar trafikun ajror për Rusët që ia mësyjnë Evropë. Kjo do të thotë se ata mund të arrijnë në Evropë vetëm përmes tre shteteve, Finlandën, Estonisë dhe Latvisë.

Ditë më parë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar vendeve të perëndimit që t’ua ndalojë hyrjen shtetasve rusë – e kësaj kërkese menjëherë iu bashkangjitur Kallas dhe kryeministrja finlandeze Sanna Marin.

“Nuk është e drejtë që rusët të udhëtojnë si turistë, derisa Rusia po udhëheq një luftë agresive në Evropë”, shtoi kryeministrja Estoneze. /Telegrafi/

 

Exit mobile version