Ka nisur transmetimin dokumentari më i ri estetik televiziv, “Estetika me Krenarin”.
Në episodin e parë “Rikthimi”, protagoniste ishte pacientja Lendita, e cila është drejtuar në qendrën “Esthetica” për të evituar problemet e saj të deritanishme me kapilarët e zgjeruar të fytyrës.
E ftuar për t’i dhënë kurajo dhe për të rrëfyer eksperiencën e saj të dikurshme me këtë problem, ka qenë edhe këngëtarja Edona Llalloshi.
Këngëtarja e hitit “Simpatia” deklaroi që ka pasur shumë sukses dhe inkurajon Lenditën që mos të ketë frikë dhe që pas seancave nuk do t’i ketë më kapilarët.
Ndërkohë, Ass. Msc. Krenar Dobroshi, tregoi për shikuesit “Estetika me Krenarin” se çfarë janë kapilarët dhe si shkaktohen, si do të trajtohen, sa seanca do të aplikohen, si t’i shmangemi në të ardhmën dhe shumë informacione të tjera lidhur me këtë temë.
Përgjatë dokumentarit estetik, Lendita komunikon me familjaren e saj, Shkendën në distancë, duke e mbajtur të informuar mbi ndryshimet dhe gjendjen e saj gjatë trajtimit.
Në fund, Shkenda vjen për të pirë kafe së bashku me Krenarin dhe Lenditën, për të gëzuar suksesin dhe ndryshimin e kësaj të fundit, ndërsa inkurajojnë të gjithë njerëzit e tjerë që të mos hezitojnë në ndërmarrjen e kësaj rruge, për të ndryshuar veten. /Telegrafi/