Sot (e diel) është transmetuar episodi i radhës i dokumentarit javor “Estetika me Krenarin”, i titulluar “Brenga që lash pas”.
Protagoniste e episodit të katërt ka qenë Diellza Brajshori nga Prishtina, e cila është studente e vitit të fundit në Fakultetin e Edukimit në UP.
Ajo ka trajtuar përgjatë këtij dokumentari problemet e saj me qimet e padëshiruara në pjesën e fytyrës dhe në tërë trupin.
Si një mësimdhënëse e ardhshme, Diellza thotë se duhet pasur tejet kujdes në paraqitjen e saj para nxënësve, teksa shton se ky problem me qimet për shumë vite me radhë ia ka ulur vetëbesimin.
Marigona Sokoli, infermiere estetike në Qendrën “Esthetica” dhe Ass. Msc. Krenar Dobroshi, u morën me trajtimin e paicientës për eleminimin e qimeve të përhershme.
Pas seancave në qendrën “Esthetica” dhe trajtimit me laser, protagonistja e dokumentarit arriti rezultatet e shumëdëshiruara, duke larguar përgjithmonë qimet nga zonat e padëshiruara.
Në fund të dokumentarit, mund të shihet se si Diellza e lumtur shijon një lojë tenisi me Marigonën, teksa iu bashkangjitet edhe vet Krenari.
“Estetika me Krenarin” është dokumentar javor, i cili transmetohet çdo të diel në ora 15:00 në RTV Dukagjini, me përkrahje mediale nga portali Telegrafi.