Dokumentari më i ri estetik televiziv, “Estetika me Krenarin”, ka ardhur me episodin e rradhës.
Në episodin e ri “Goditja në shenjë” protagonist ishte, Alban Kastrati, i cili nga qendra “Esthetica” kërkoi që të intervenohet për një shenjë të kuqe në fytyrë, për të cilat u shpreh se i ka që nga lindja.
Fillmisht Albani u konsultua me Ass. Msc. Krenar Dobroshi, për të kuptuar në rrënjë problemin e tij me shenjën në fytyrë.
Dobroshi problemin e Kastrati e quajit si anomali e lehtë e lëkurës, e cila nuk paraqet ndonjë prapavijë mjekësore.
Përkundër që më herët Albani tha se e ka trajtuar këtë problem me lëkurën, është drejturat tek qendra ‘Esthetica” për seanca, duke thënë se tashmë ka arrit të vërejë një dallim.
Pas analizës së fytyrës së Albanit, Ass. Msc. Dobroshi përdori laserin Alma Harmony XL PRO për të intervenuar në sipërfaqen e lëkurës.
Ndërkohë, pas tri seancave të para, Albani përmes një video tregoi se gjendja e tij e lëkurës ka përmirësime, ndërsa pas 24 javësh me kombinime të ndryshme rezultati ishte i dukshëm dhe Albani tha se ndihej i kënaqur dhe i lumtur që vendosi të bëjë këtë intervenim te qendra “Esthetica”. /Telegrafi/