Telegrafi

ESPN zgjedh formacionin më të mirë që ka luajtur në Ligën Premier – shumë befasi brenda tij ku mungon Steven Gerrard

ESPN ka zgjedhur formacionin më të mirë që ka luajtur në Ligën Premier duke i rreshtuar në 4-1-2-3.

Emrat si Roy Keane dhe Cristiano Ronaldo e kanë gjetur vetën brenda 11 më të mirëve, por kanë mbetur disa legjenda jashtë.

Peter Schmeichel është zgjedhur si portieri më i mirë, duke lënë pas Petr Cech, David Seaman dhe Edwin van der Sar, që  ishin figura të mëdha në Ligën Premier sipas ESPN.

Gary Neville është në të djathtën, Ashley Cole në të majtën, ndërsa qendra e mbrojtjes përbëhet nga Rio Ferdinand dhe John Terry.

Roy Keane është zgjedhur si mesfushor fundor, ndërsa para tij janë vendosur Patrick Vieira dhe Frank Lampard.

ESPN ka zgjedhur në sulm, treshen Sergio Aguero, Cristiano Ronaldo dhe Alan Shearer, i cili është golashënuesi i të gjitha kohërave në Ligën Premier.

Trajneri më i mirë është emëruar Sir Alex Ferguson.

Shumë lojtarë legjendar kanë mbetur jashtë këtij formacioni, ku nuk do të mungojnë kritikat nga tifozët.


Formacioni: Peter Schmeichel, Gary Neville, Rio Ferdinand, John Terry, Ashley Cole, Roy Keane, Patrick Vieira, Frank Lampard, Sergio Aguero, Cristiano Ronaldo, Alan Shearer.  Menaxher: Sir Alex Ferguson.

Zëvendësuesit: Petr Cech, Trent Alexander-Arnold, Vincent Kompany, Paul Scholes, David Beckham, Eden Hazard dhe Thierry Henry.


/Telegrafi/