Telegrafi

ESPN: E kryer, Messi përfundon sot ose nesër testet mjekësore te PSG

ESPN: E kryer, Messi përfundon sot ose nesër testet mjekësore te PSG

Marrëveshja e Lionel Messit me Paris Saint-Germain po shkon duke marrë konfirmime të reja dhe drejt zyrtarizimit.

Messi mbajti sot konferencën për shtyp për largimin e tij befasues nga Barcelona pas gati 20 viteve karrierë.

Argjentinasi nuk iu përmbajt lotëve teksa foli për largimin, ndërsa e ardhmja e tij pritet të jetë në Ligue 1 te PSG.

Lajmi ka ardhur nga rrjeti televiziv që citon gazetarin dhe korrespodentin e shumë mediave botërore, Lauren Julien.

“Lionel Messi te PSG është bërë!. Ai do të kalojë testet mjekësore sonte ose nesër në mëngjes në Paris para se të nënshkruajnë kontratën e tij”, shkruan mediumi ESPN.

Ndryshe, edhe Messi konfirmoi zërat për bisedimet e tij me klubin francez, por pa konfirmuar marrëveshjen.

Në anën tjetër, të gjitha mediat flasin për një marrëveshje dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

Argjentinasi te PSG pritet të fitojë 35-40 milionë euro në vit. /Telegrafi/