Manchester City është duke i shikuar të gjitha mundësi të për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona në këtë verë, raporton ESPN.
Mediumi ndërkombëtar raporton se Pep Guardiola po tenton që të bind gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që të zbarkojë në Etihad Stadium.
Trajneri katalunas dhe 33-vjeçarin kishin kaluar një periudhë të lavdishme vite më parë dhe një ribashkim i tyre mund të ndodhë në këtë afat kalimtar.
Argjentinasi ka mbetur i zhgënjyer nga bordi i Barcelonës në këto pesë vitet e fundit, duke dështuar me transferime dhe në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit u turpëruan në këtë edicion nga Bayern Munichu në çerekfinale, duke humbur 8-2, e kjo ishte pika e fundit e durimit për Messin.
Lojtari thuhet se e kërkon largimin nga Camp Nou, mirëpo në garë për të janë edhe Interi e Paris Saint-Germain.
Por, Guardiola mund të shfrytëzojë miqësinë e mirë që ka me Messin dhe të arrijnë një marrëveshje në parim. /Telegrafi/