Telegrafi

Espanyoli mund Barçën në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit (Video)

BARCELONA, SPAIN - JANUARY 17: Gerard Pique of Barcelona looks dejected after Espanyol score their first goal during the Spanish Copa del Rey Quarter Final First Leg match between Espanyol and Barcelona at Nuevo Estadio de Cornella-El Prat on January 17, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Espanyoli ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës në Kupën së Mbretit.

Në këtë derbi më e mirë ishte Barça, por nuk arritën të tregohen konkret para portës kundërshtare.

Së pari portën e Espanyolit e rrezikoi Sergio Busquets në minutën e nëntë, pastaj dhe Lionel Messi (24′) e Gerard Pique (26′).

Pau Lopez duke u gëzuar se mbrojti penalltinë (Getty Images)

Messi rrezikoi edhe një herë në minutën e 54, por Diego Lopez me një pritje të bukur ia mohoi golin. Argjentinasi humbi edhe mundësinë për gol nga pika e bardhë në minutën e 61-të.

Oscar Melendo shënoi golin e fitores në minutën e 88-të.

Ndërsa, ndeshja e kthimit më 25 janar në Camp Nou. /Telegrafi/