Espanyoli ka fituar në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës në Kupën së Mbretit.
Në këtë derbi më e mirë ishte Barça, por nuk arritën të tregohen konkret para portës kundërshtare.
Së pari portën e Espanyolit e rrezikoi Sergio Busquets në minutën e nëntë, pastaj dhe Lionel Messi (24′) e Gerard Pique (26′).
Messi rrezikoi edhe një herë në minutën e 54, por Diego Lopez me një pritje të bukur ia mohoi golin. Argjentinasi humbi edhe mundësinë për gol nga pika e bardhë në minutën e 61-të.
Oscar Melendo shënoi golin e fitores në minutën e 88-të.
Ndërsa, ndeshja e kthimit më 25 janar në Camp Nou. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Nf4Is0Sl6L4