Espanyoli e ka fituar Superkupën e Katalunisë duke triumfuar kundër Barcelonës.
Duke qenë se ishte një ndeshje e nivelit jo të rëndësishëm, Blaugranët luajtën me një formacion dytësor.
Kështu që ata pësuan nga rivali lokal me rezultat 1-0.
Golin e vetëm e shënoi Felipe Caicedo në pjesën e parë (10’).
Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që Espanyoli e rrëmbeu Superkupën e Katalunisë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=13MHPIchfqU