Telegrafi

“Është i varur nga bixhozi”, Bledi Mane thotë se u kërcënua me jetë pas deklaratës për Luizin

Gazetari Bledi Mane ka dhënë intervistën e tij të parë pas daljes nga Big Brother VIP.

Ai u largua vullnetarisht në spektaklin e së martës, gjersa i ftuar në “Wake Up” ka folur për eksperiencën në këtë format, lojën e po ashtu edhe për Luiz Ejllin.

I njëjti tregoi se para se të hynte në BB VIP ishte kërcënuar me jetë nga fansat e këngëtarit shkodran.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo pasi ai më përpara kishte bërë një deklaratë për artistin duke thënë se është i varur nga bixhozi.

Lexo po ashtu Fillojnë ngacmimet e para të Bledi Manes kundrejt Luizit: Ke nuhatjen e një njeriu që e njeh bastin

“Unë gjatë rrugës që shkoja te Big Brother që do të futesha mesazhet ishin pafund sepse lajmi kishte dalë nëpër portale dhe faktikisht unë jam mësuar me kërcënime dhe unë kur nuk marrë kërcënime shqetësohem, se kur marë është normale”, u shpreh Mane.

Foto: Screenshot/YouTube

“Unë kisha bërë një deklaratë se Luizi është i varur nga bixhozi dhe të luash bixhoz nuk është turp sepse është diçka e ligjshme. Kjo trembi njerëzit e Luizit dhe bënë sulme të mëdha. Më kanë kërcënuar në jetë dhe hyra në shtëpi i frustruar dhe shikoja njerëzit nga jashtë dhe aty brenda duhej të ishe i kujdesshëm, isha më i informuar. Nisa pak i trembur lojën dhe kur dola jashtë gjërat ndryshuan”, vazhdoi më tej ai.

Bledi ndërkohë u largua në nominimin që ishte me Kiarën dhe Luizin, pasi dëshiroi që të mos e ndante çiftin. /Telegrafi/