Site icon Telegrafi

“Është toksik, mashtrues” – banorët flasin për Blerandon

Foto: Screenshot/YouTube

Shqipe Hysenaj, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, sot (e diel) kanë diskutuar për sjelljet dhe deklaratat e Blerandos brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Banorja e këtij formati i tregonte çiftit për fjalët dhe një debat që e pati me Blerandon.

“Ai të rren, i thash a e di ku është dallimi mes teje dhe meje. Mua nëse do më pëlqente dikush unë nuk do të bëja lojëra si ti”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

“Ky është i keq si njeri kështu, dhe jo si lojtar”, tha Shqipja.

Lexo po ashtu Brikenda Karricaj zbulon nëse është në një lidhje dashurie me Gani Gërminë

E me fjalët e saj, duket se ranë dakord edhe Kaderi dhe Lumbardhi.

Foto: Screenshot/YouTube

“Është shumë toksik dhe mashtrues”, janë fjalët e Kaderit dhe Lumbardhit që thanë për Blerandon.

Shqipja ndërkohë në spektaklin e fundit la të nënkuptohet se ka pasur një pëlqim për të, ndonëse nuk ia kishte shprehur. /Telegrafi/

Exit mobile version