Zgjedhja e mashkullit më seksi i revistës “People” ka bërë një konfuzion të vërtetë.
Çdo vit, revista “People” një personi të njohur mashkullor ia dhuron titullin prestigjioz “Mashkulli më seksi”, mirëpo duket që këtë vit është marrë vendimi ekstrem kontrovers.
Në vitin 2016 mashkulli më seksi ishte Dwayne Johnson, i cili fronin e mori nga David Beckham.
Mirëpo duket që sivjet në fron do të ulet Blake Shelton.
Dhe atëherë shumica kanë pyetur kush është ai, transmeton Telegrafi.
Fjala është për këngëtarin dyzetvjeçar të muzikës kantri, ndërkaq zgjedhja e tij nuk ka kaluar edhe aq mirë te adhuruesit e shumtë të revistës.
Natyrisht, ka pasur edhe të atillë të cilët menjëherë e kanë mbrojtur këngëtarin dhe e kanë përshëndetur emërimin e tij, më saktësisht, pothuajse 20 milionë njerëz të cilët e ndjekin në rrjetet shoqërore.
Megjithatë, në favor të konstatimit që Blake është mashkulli më seksi i vitit 2017 është edhe fakti që tashmë dy vjet është në lidhje me këngëtaren e njohur Gwen Stefani. /Telegrafi/