Një video e vjetër është rishfaqur në Twitter ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duket “i alarmuar dhe i neveritur” nga sugjerimi i presidentit të atëhershëm Donald Trump që Zelensky të “bashkohet” me presidentin rus Vladimir Putin për të zgjidhur “problemin” e tyre.
Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, videoja është marrë gjatë një takimi më 25 shtator 2019, mes Zelenskyt dhe Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në atë kohë, takimi kishte pasur temë kryesore një çështje tjetër – domethënë, publikimi i një pjese të një telefonate midis të dyve, gjatë së cilës Trump kërkoi të bënte presion ndaj liderit ukrainas për të hetuar Joe dhe Hunter Biden.
Në pamje, Trump u kthye kah Zelensky dhe tha me zë të lartë: “Unë me të vërtetë shpresoj që ju dhe presidenti Putin të mund të takoheni dhe të zgjidhni problemin tuaj”.
OMG — get a load of the look on Zelensky's face as Trump tells him, "I really hope that you and President Putin can get together and solve your problem." pic.twitter.com/IIefxLdXvB
— Aaron Rupar (@atrupar) September 25, 2019
Në atë kohë, trupat e mbështetur nga Rusia u përfshinë në përplasje ushtarake në shkallë më të vogël në rajonin Donbas të Ukrainës.
“Kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme”, tha Trump. “Dhe unë e di që ju po përpiqeni ta bëni këtë”.
Siç edhe mund të shihet, Zelensky pati një reagim interesant pas sugjerimit dhe ai nuk iu përgjigj liderit amerikan. /Telegrafi/