Romelu Lukaku e ka ngacmuar Zlatan Ibrahimovicin pas fitores së Interit në Derby della Madonnina kundër rivalit lokal, Milan.
Sulmuesi veteran është kthyer në Milano në muajin dhjetor dhe i ka frymëzuar Rossonerët drejt paraqitjeve mjaft të mira, prej se ai është në skuadër.
Për më shumë, 38-vjeçari asistoi në golin e parë dhe e shënoi të dytin në gjysmën e parë të derbit, mirëpo Nerazzurrët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë duke fituar me rezultat 4-2.
Golin e fundit që edhe e vulosi fitoren e shënoi pikërisht Lukaku, ashtu që sulmuesi belg i ka drejtuar një mesazh të koduar futbollistit nga klubi rival përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kthimi i Ibrahimovicit te Milani ishte etiketuar si “kthimi i mbretit”, prandaj sulmuesi i Interit e ka ngacmuar ish-bashkëlojtarin e tij te Manchester Unitedi.
https://twitter.com/RomeluLukaku9/status/1226634009851068421
“Është një mbret i ri në qytet”, ka shkruar 26-vjeçari në përshkrimin e fotografisë, në të cilën e ngre lart fanellën e zikaltërve. /Telegrafi/