Telegrafi

“Është Modrici i ardhshëm, blijeni” – Ancelotti i kërkon Perezit blerjen e yllit të Interit

Carlo Ancelotti thuhet se e ka ndjekur ndeshjen mes Interit dhe Atletico Madridit e mbyllur me rezultat 1-0.

Sipas mediumit të afërt më klubin madrilen, Defence Central, Real Madridi prej disa kohësh kërkon të sjellë një lojtar të Interit.

Bëhet fjalë për Nicolo Barella, mesfushorin 27-vjeçar për të cilin te Real Madridi besojnë se mund të jetë pasardhësi i Luka Modric.

Sipas këtij mediumi, ky ka qenë pikërisht mesazhi që Ancelotti i ka dërguar presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

“Ky djalosh do të jetë Modrici i ri, merreni!”, i ka thënë trajneri i famshëm italian shefit të gjigantëve spanjollë.

Barella ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2026 dhe Transfermarkt e vlerëson atë në 75 milionë euro.

Në karrierën e tij, ai ka luajtur edhe për Cagliari dhe Como, dhe këtë sezon ai ka dy gola dhe pesë asistime në 23 paraqitje në ligë.

Ai ka luajtur 51 ndeshje për Italinë, me të cilën u bë kampion i Evropës në vitin 2021. /Telegrafi/