Telegrafi

Është “mjeshtëri” të parkohet vetura në këtë hapësirë! (Foto)

Shoferët që kanë aftësi të parkohen në hapësira të vogla, ndjehen janë shumë krenarë. Mirëpo, në këtë rast mund të ndihen “xhelozë”!

Duke u munduar të parkohet, shoferi që mbetet anonim, ka thyer ndalesën e rrethuese nga metali dhe veturën Seat Leon e ka “parkuar” poshtë rrugës.

Vetura ka mbetur në formë vertikale, me pjesën e pasme të ngritur lart, por shoferi ka dalë jashtë i pa lënduar, transmeton Telegrafi.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në Saxe Coburd të Edinburghut, por nuk e kanë lëvizur veturën, sepse një rast të tillë duhet ta kontrollojnë edhe ekspertët e kompanisë së sigurimeve. /Telegrafi/