Site icon Telegrafi

Është majtak, por penalltitë i gjuan me këmbë të djathtë – Dembele ka zbuluar arsyen pse e bën këtë

Një nga heronjtë e fitores së Francës ndaj Portugalisë në çerekfinale të Kampionatit Evropian, Ousmane Dembele është shpallur lojtari i ndeshjes.

Ai hyri në lojë si zëvendësues, e më pas shënoi nga penalltitë me këmbën e djathtë edhe pse është këmba më e dobët e tij, gjë që shkaktoi diskutime interesante në rrjetet sociale.

Megjithatë, në një nga intervistat e tij të mëparshme teksa luante për Rennes në të kaluarën, ai foli për këtë fenomen.

Lexo po ashtu Nuk qëndroi në lojë për të gjuajtur penallti ndaj Portugalisë, Mbappe tregon se pse u zëvendësua

“Unë jam mëngjarash, por gjuaj penallti me këmbën e djathtë, sepse gjuaj më mirë me të”, ka shpjeguar shkurt francezi talentin e tij të jashtëzakonshëm.

Dembele ka shënuar dy herë penallti me Barcelonën me këmbën e djathtë dhe njëherë tjetër me fanellën e Rennesit.

Ai u tregua i saktë edhe ndaj Portugalisë, derisa në përgjithësi ka pesë gola në 48 paraqitje me Francën. /Telegrafi/ 

Exit mobile version