Një konsumator që ishte në një dyqan i ka shpëtuar vdekjes së sigurt për një fije floku, kur një veturë humbi kontrollin dhe përfundoi brenda dyqanit ku gjendej ky burrë.
Kamerat e sigurisë të instaluara në dyqanin e New York-ut, shfaqin momentin kur shoferi i veturës humb kontrollin mbi timonin dhe përfundon brenda dyqanit, në të cilin po qëndronte një konsumator që në sekondat e fundit i shpëton vdekjes, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet se si vetura thyen xhamat e dyqanit dhe raftet e mallrave, dhe përfundon në frigoriferët e mbushur me pije të ndryshme.
Por është interesant fakti se si konsumatori në sekondat e fundit lëviz për gjysmë metri, dhe i shpëton shtypjes së makinës. /Telegrafi/