Site icon Telegrafi

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Me 11 ndeshje të mbetura për të luajtur në Serie A, gara e Scudettos është e hapur pasi ka vetëm gjashtë pikë diferencë mes katër skuadrave të para. 

Ndeshjet e javës së 27-të e bënë situatën edhe më të pasigurt se sa ishte më parë, pasi Napoli dhe Interi barazuan 1-1 në betejën e tyre kokë më kokë në stadiumin “Diego Armando Maradona”. 

 Atalanta gjithashtu ngeci me një 0-0 kundër Venezias në shtëpi, duke i lënë derën e hapur Juventusit dhe Lazios për të mbyllur diferencën me fitoret e vona ndaj Veronës dhe Milanit përkatësisht. 

Kjo do të thotë se Juve tani është gjashtë pikëve nga lideri Inter dhe ndoshta duhet të konsiderohet si një pretendent për Scudetto, veçanërisht pasi ata janë jashtë Ligës së Kmapionëve dhe Kupës së Italisë , kështu që nuk kanë gara të tjera për t’u fokusuar. 

E njëjta gjë vlen tani për Napolin dhe Atalantën, ndërsa Interi është ende në Ligën e Kampionëve dhe gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. 

Kur bëhet fjalë për garën për kualifikimin evropian, ka qenë një seri rezultatesh shkatërruese për Milanin, që pas tre humbjeve radhazi ka ngecur në vendin e nëntë, ku janë kapërcyer edhe nga Roma e Claudio Ranierit. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version