Telegrafi

A është goli më i mirë i vitit? Dries Mertens me realizim spektakolar në Ligën e Kampionëve

Galatasaray ka fituar ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Zalgirisit me rezultat 1-0.

Kësisoj kampioni në fuqi i Turqisë ka kaluar në rrethin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-2 pas 180 minutave lojë.

Golin e vetëm në këtë sfidë e ka realizuar sulmuesi belg Dries Mertens.

Në fakt ka qenë një gol i jashtëzakonshëm nga veterani belg i cili pranoi një top volley nga Kerem Akturkoglu dhe me një gjuajtje të fuqishme realizoi për 1-0 kur kishin kaluar 31 minuta lojë.

Goli i Mertens ka qenë spektakolar dhe sigurisht një nga më të mirët në historinë e Galatasarayt.

Gjithsesi tifozët po e vlerësojnë se goli i belgut është një nga më të mirët e vitit dhe sigurisht se do të jetë në garë për çmimin ‘Puskas’. /Telegrafi/