Galatasaray ka fituar ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Zalgirisit me rezultat 1-0.
Kësisoj kampioni në fuqi i Turqisë ka kaluar në rrethin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3-2 pas 180 minutave lojë.
Golin e vetëm në këtë sfidë e ka realizuar sulmuesi belg Dries Mertens.
Në fakt ka qenë një gol i jashtëzakonshëm nga veterani belg i cili pranoi një top volley nga Kerem Akturkoglu dhe me një gjuajtje të fuqishme realizoi për 1-0 kur kishin kaluar 31 minuta lojë.
Dries Mertens. This is dirty 🥶pic.twitter.com/TFYbnjIIKs
— Galatasaray EN (@Galatasaray) August 2, 2023
Goli i Mertens ka qenë spektakolar dhe sigurisht një nga më të mirët në historinë e Galatasarayt.
Gjithsesi tifozët po e vlerësojnë se goli i belgut është një nga më të mirët e vitit dhe sigurisht se do të jetë në garë për çmimin ‘Puskas’. /Telegrafi/
Some goal from Dries Mertens that, and what a touching tribute to Craig Bellamy with the celebration!
🇧🇪🤝🏴— COPA90 (@Copa90) August 3, 2023