Telegrafi

Është arrestuar Don Xhoni pasi i është gjetur një revole dhe fishekë

(Foto: Instagram/don_xhoni)

Reperi i njohur i skenës sonë, Don Xhoni, është arrestuar nga policia në Prishtinë.

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë i artistit) thuhet të jetë arrestuar, pasi i është gjetur një revole dhe disa fishekë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

(Foto: Instagram/don_xhoni)

Atij i është sekuestruar një revole e tipit Zastava me kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë fishekë të këtij kalibri.

Lexo po ashtu Don Xhoni prezanton shtëpinë dhe makinat luksoze

“Sot rreth orës 15:15, në rrugën ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm”, citohet të ketë thënë Borovci.