Telegrafi

Është 52 vjeçe, por australiania po çmend rrjetin me paraqitjen e saj

Një modele 52-vjeçare që beson se moda mund të shijohet nga të gjitha moshat ka fituar vëmendjen e njerëzve në TikTok me veshjet e saj mahnitëse.

Luisa, nga Australia zbukuron faqet e revistave dhe katalogëve si modele e veshjeve ka grumbulluar ndjekës në internet përmes mesazhit të saj për ta përqafuar plakjen, transmeton Telegrafi.

Modelja shpesh është fotografuar duke pozuar dhe duke treguar parakalimin e saj si modele me flokët e saj të veçantë të argjendtë që inkuadrojnë fytyrën e saj rinore.

@thesilverlining_1970 Fashion should be enjoyed, at any age. Wear whatever makes you happy. #ageisjustanumber #fashionoverfifty #fashionover50 #dopaminedressing #fiftyplus #silverhairmodel ♬ Diamonds – Sam Smith

Derisa tregon veshjet e saj, të cilat i zgjedh pa menduar moshën e saj, ajo inkurajon gratë e tjera që të mos lënë që mosha e tyre të definojë mënyrën se si ato të vishen.

Ajo gjithashtu i merr ndjekësit e saj në prapaskenë në xhirimet për fotografi, dhe tregon gjërat reale duke zbuluar anën më pak magjepsëse të gjërave. /Telegrafi/