Site icon Telegrafi

Është 31 vjeçe, por Bebe Rexha thotë se ende i ndodh të lagë shtratin e saj kur është në gjumë

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, shkëlqeu së fundmi në premierën e filmit “Queenpins” në Los Angeles.

Ajo ka bërë debutimin e saj të parë në film, vetëm pak muaj pasi publikoi albumin e saj “Better Mistakes”, i cili është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Rexha ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe shumë e lidhur me fansat e saj në rrjetet sociale, duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Së fundmi, 31-vjeçarja iu dha mundësinë ndjekësve të saj në InstaStory që t’i tregonin asaj nga një sekret, të cilin më pas ajo do ta diskutonte me ta dhe do t’i këshillonte.

Lexo po ashtu Bebe Rexha duket e mrekullueshme në premierën e filmit “Queenpins” ku bën debutimin si aktore

Një ndjekëse e shqetësuar i ka shkruar artistes për faktin se sa e pakënaqur ndjehet me trupin e saj, duke cituar: “Unë ndjehem kaq e pasigurt rreth asaj se sa i hollë trupim im duket dhe unë ende e lag shtratin tim. Jam 17 vjeçe”.

Dhe përgjigja e shqiptares ka qenë shumë më modeste nga sa mund të mendohet, ngase ajo pa hezitim tregoi se edhe vet i ka ndodhur të lagë shtratin e saj, ani pse i ka kaluar të 30-tat.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Mos u ndje e pasigurt, çdo lloj i trupit dhe madhësi është i bukur. Unë e laga shtratin im aksidentalisht para rreth një viti dhe jam 31 vjeçe. Ti je në rregull, të premtoj”, ka qenë përgjigja e Bebe Rexhës për fansen e saj.

Përndryshe, pas premierës në Los Angeles, këngëtarja ka udhëtuar për në Itali, për projektet e saj të radhës atje. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Exit mobile version