Site icon Telegrafi

Agjenda e takimeve të Escobarit me krerët shtetëror të Kosovës

Të premten e 17 marsit, zv/ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të takohet me drejtuesit e tri institucioneve kryesore politike në vend. Takimi do të realizohet një ditë para takimit në Ohër.

Në orën 09:00, Presidentja Vjosa Osmani Sadriu pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar.

Në orën 10:00, pas takimit, Presidentja Osmani dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media.

Derisa në ora 10:20 Escobar pritet të takohet me Kryeparlamentarin Konjufca.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të pres në takim Zëvendësndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në të njëjtën ditë.

Takimi pritet të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me fillim nga ora 11:00.

Ndërkaq, të enjten Esobar u takua me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Ohër, për të diskutuar rreth planit të zbatimit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Pjesë e takimit do të jetë edhe Escobar./Telegrafi/

Exit mobile version