Site icon Telegrafi

Ernest Muçi i jep autograf, tifozja e Besiktasit shpërthen në lot dhe bëhet virale në rrjetet sociale

Ernest Muçi ka rikthyer formën e tij më të mirë ku po shënon vazhdimisht gola me Besiktasin.

Ylli shqiptar ka shënuar edhe në Ligën e Evropës, ku gjiganti turk triumfoi ndaj Malmos me rezultat 2-1.

Muçi është bërë edhe një nga futbollistët më të preferuar nga tifozët e Besiktasit, kjo falë edhe paraqitjeve fantastike në fushë.

Se sa shumë e duan Muçin në Stamboll tregon edhe video që është bërë virale pas ndeshjes Besiktas – Malmo.

23-vjeçari pas ndeshjes i ka dhënë një autograf një tifoze dhe duket se ajo kohë të gjatë e ka pritur një gjë të tillë.

Pasi Muçi nënshkroi fanellën e saj, tifozja shpërthen në lot prej gëzimit.

Një moment shumë i bukur nga Turqia me protagonist yllin e Kombëtares së Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version