Site icon Telegrafi

Ermali u bën thirrje Noizyt dhe Encës të pajtohen, por në stilin e tij (Foto)

Enca Haxhia dhe Rigels Rajku që vazhdimisht janë shfaqur si miq shumë të afërt, së fundmi i kanë zbehur raportet me njëri-tjetrin.

Madje dy këngëtarët kanë publikuar një sërë kritikash dhe akuzash nga më të ndryshmet në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Nxehet gjakrat mes Encës dhe Noizyt, reagojnë me statuse kundrejt njëri-tjetrit në rrjetet sociale (Foto)

E gjitha duket të ketë filluar nga intervistat e ndara të dyshes në emisione të ndryshme duke bërë që tjetri të mos jetë i kënaqur me atë që është thënë apo kujt i janë etiketuar meritat.

Aktori, këngëtari dhe prezantuesi, Ermal Mamaqi, duke qenë mik i të dyve, u ka bërë një thirrje në rrjetet sociale që t’i rregullojnë marrëdhëniet.

Sidoqoftë, ai nuk është tërhequr nga stili i tij komik edhe në këtë veprim, njofton Telegrafi.

“Thirrje…”, shkruan Ermali në përshkrim

Ermali ka përdoruar një fotografi të komikut Kevin Hart që zakonisht përdoret si ‘meme’ në internet, për të dërguar mesazhin e tij.

“Ju lutem bëhuni bashkë, nuk mund t’ju shoh jashtë OTR”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Exit mobile version