Site icon Telegrafi

Ermali në shoqërinë e Noizyt: Erdha ta nxjerr nga burgu (Video)

Ermal Mamaqi e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet së bashku me Noizyn.

Është raportuar se reperi ishte shoqëruar në polici pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën shfaqet duke shtënë me armë në ajër.

Sidoqoftë, krijuesi i shume hiteve, tashmë është i lirë dhe ai shfaqet në xhirimin e përbashkët me komikun e njohur nga Shqipëria.

Lexo po ashtu Motra e Stresit i “bën gropën” Noizyt, reperi përfundon në polici! (Foto/Video)

“Miq, unë erdha ta nxjerr këtë nga burgu, më rrasën edhe mua brenda”, thotë Ermali në video duke e pyetur pastaj Noizyn se në cilin burg ndodhen.

Ndërsa në përshkrim ka shkruar: “Live nga burgu 300 e njistëmbëdhejtë”.

Xhirimi vazhdon teksa ata janë duke ngrënë ushqim. Shikojeni videon e mëposhtme. /Telegrafi/

Exit mobile version