Telegrafi

Ermali bën tallje në krah të Noizyt (Foto)

Humoristi Ermal Mamaqi nuk i ka të rralla rastet kur në postimet e tij thumbon edhe kolegë dhe emra të njohur të skenës.

Në këtë frymë ka qenë edhe postimi i fundit kur ka ironizuar pak me një skenë të klipit ‘Bowdown’ ku Noizy shfaqet duke zbritur shkallët ngadalë.

‘Kur eshte plaku ne gjume dhe ti ecen me avash pa bere zhurme’ – ishte përshkrimi i Ermalit që ka shkaktuar shumë të qeshura mes fansave në rrjete sociale.

Reagim nga reperi që nuk i pranon fort mirë shakatë ende nuk ka pasur teksa kujtojmë se vetëm një fjali e Ledion Liços në Top Awards u bë shkak që Rigelsi të shpërthejë në kritika e ofendime dhe akoma e përmend prezantuesin në diss-a gjatë koncerteve.

Kur eshte plaku ne gjume dhe ti ecen me avash pa bere zhurme! ??

A photo posted by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on