Telegrafi

Ermal Mamaqi rrëfen momentin më të frikshëm në jetë, pesë minutat e tmerrshme

Ermal Mamaqi ka rrëfyer një storie të frikshme në jetën e tij në studion e Rudinës në TV Klan.

Ermali tregoi se një herë ai dhe Ami kishin vendosur ta merrnin me vete Joelin gjatë një udhëtimi pune për biznesin e tyre të fustaneve të nusërisë në një sfilatë shumë të njohur në Spanjë.

Duke qenë se djali ishte shumë i lëvizshëm dhe sigurisht u mërzit nga gjithë rrëmuja aty, Ermali dhe Ami kishin vendosur që të kujdeseshin për djalin me radhë, një herë njëri dhe një herë tjetri.

“Në një moment vjen Ami dhe më thotë që ‘besoj se po e mban ti djalin’ dhe Ermali i thotë se ‘jo besoj se po e mban ti djalin’, duke kuptuar kështu që asnjëeri nga ne nuk ishte duke e mbajtur djalin në ato momente” – ka treguar Ermali.

Sigurisht duke qenë se edhe ambienti kishte më shumë se 5000 njerëz të shpërndarë në një sipërfaqe shumë të madhe, paniku ishte e pakta që mund t’i kapte si Ermalin ashtu edhe Amin.

“Kalova 5 minutat më të tmerrshme të jetës time kur pastaj kujtova të shkoja në një vend ku Joeli po rrinte në mëngjes dhe mendova se mos ndoshta e gjeja sërish aty dhe në fakt ashtu ishte. Joeli pranë një pianoje duke i rënë dhe tërësisht në qetësi. Nuk dija si të reagoja, thjesht qesha pas atij çlirimi” – ka rrëfyer Ermali.