Telegrafi

Ermal Mamaqi ishte ‘martuar’ njëherë në skenë para se të njihej me Amin (Foto)

Showmeni Ermal Mamaqi është bërë i njohur për publikun tashmë për karakterin e tij komik.

Për shumë vite ai ka luajtur në shumë skeçe të ndryshme përkrah miqve të tij të njohur aktorë si: Jul Deda, Gent Zenelaj, Lisa Kujovska etj.

Ai ka luajtur role nga më të ndryshmet, gjersa Jul Deda ka rikujtuar së fundmi për një nga rolet më interesante që ka pasur vite më parë bashkë me Mamaqin.

Lexo po ashtu Prezantueset shqiptare zgjedhin futbollistët?! Thyhet miti, tani iu bëjnë ‘gol’ muzikantët! (Foto)

Ata duhet të dukeshin së bashku si një çift nuse e dhëndër, ndërsa Ermalit i kishte rënë roli i nuses.

“Shikoni pak sa i qeshur ka qene Ermali ditën e parë të martesës” (sic.), shkruan Jul Deda në mbishkrimin e fotografisë, e cila sjell mjaft të qeshura në shikim të parë. /Telegrafi/