Këngëtarja nga Prizreni, Tayna, aktualisht është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në trojet shqiptare.
Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk heziton të shfaq imazhe dhe video nga pushimet e saj, duke mos munguar edhe ato provokuese.
Bukuroshja jonë dje ka shpërndarë një fotografi atraktive, teksa shfaqet në një kolltuk dhe një koment i komedianit Ermal Mamaqi ka rrëmbyer vëmendje.
“Tayna lal duhet të ulesh nga ana tjetër. Ajo e gjata aty përballë është mbështetësja. Këto dy anash janë për duart. Atë poshtë e ke ok, do të thotë aty e ke gjet, se për ty ulur është”, është komenti i Mamaqit.
Një replikë rreth këtij komenti e ka bërë edhe këngëtarja Shala. “Lal edhe titullin “2Gisht Mjalt se kemi kuptuar por prapë na pëlqej filmi, thjesht shijo pamjen”, i shkruan Tayna.
Doruntina njëkohësisht është duke xhiruar edhe videoklipin e ri që pritet të publikohet shumë shpejt para fansave. /Telegrafi/