Ndeshjet në Ligën e Konferencës, kanë filluar t’i dhënë frytet e para për Ballkanin, pasi Cluj është në bisedime me ta për transferimin e Ermal Krasniqit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kështu ka raportuar portali rumun “prosport.ro”, ku shkruhet se anësori është kërkesë e trajnerit, Dan Petrescu.
“Tani po zhvillohen diskutimet mes dy klubeve dhe strategjia e Clujit është të shfrytëzoj dëshirën e lojtarit për të ardhur në Rumani”.
“Ermal Krasniqi ka ende kontratë me Ballkanin deri në verë, por Cluj shpreson që në këtë kontekst çmimi për të, të mos jetë shumë i lartë dhe të mund të sillet këtë dimër”, shkruan “prosport.ro”.
Sulmuesi 24-vjeçar në 17 ndeshje të Superligës ka shënuar shtatë gola, ndërsa katër gola ka shënuar në Ligën e Konferencës përfshirë dy në kualifikime.
Krasniqi ka debutuar edhe me fanellën e Kosovës në muajin tetot. /Telegrafi/