Këngëtari Ermal Fejzullahu është duke kremtuar një ditë të veçantë sot (e shtunë).
Kjo pasi bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu, më datë 18 maj feston ditëlindjen.
Me këtë rast të shumta kanë qenë urimet që ajo ka pranuar nga miqtë, kolegët dhe familjarët, teksa nuk ka munguar edhe një urim romantik ngadashuria e jetës së saj.
Ka qenë ermali, ai i cili ka publikuar një fotografi të veçantë familjare në rrjetin social Instagram, ku shfaqet i lumtur në prezencë të gruas dhe tre fëmijëve të tij.
“Ndodh si sot që unë të bie në kujtime dhe kuptoj, që jam njeriu më me fat , sepse kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam njohur. Urime ditëlindjen…”, kanë qenë fjalët e Ermalit në Instagram.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet nga ana e fansave të këngëtarit, të bëra në hapësirën për komente pranë fotografisë.
Kujtojmë që çifti Fejzullahu janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt, gjinia e së cilit është vajzë. /Telegrafi/