Telegrafi

Erion Veliaj ‘ndez’ atmosferën duke kërcyer në dasmën e Orinda Hutës dhe Turit (Video)

Këngëtarja Orinda Huta dhe showmeni Turjan Hyska i kanë dhënë fund beqarisë natën e mbrëmshme (e enjte).

Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një nga ambientet më të këndshme të Tiranës, me plot të ftuar VIP, dhe një ceremoni plot glamur të rregulluar bukur nga ‘Geraldina Sposa’.

Lexo po ashtu Premtimi para altarit i Turjanit për Orindën: Do të përpiqem që mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu (Video)

Në këtë dasmë nuk ka munguar edhe vet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Arjola Xoxa.

Çifti u shfaqën mjaft elegantë në hyrje të dasmës, ndërsa më vonë nën ritmet e muzikës, duket se kryebashkiaku nuk ka nguruar, dhe ka filluar të kërcejë duke ‘ndezur’ edhe më shumë atmosferën për të pranishmit.

Erioni kërcente plot disponim nën ritmet e një kënge tiranase, dhe ky detaj është kapur në videon që mund ta ndiqni më poshtë. /Telegrafi/