Site icon Telegrafi

Eriksson do të përmbushë ëndrrën e tij “para se të vdes”: Do të udhëheqë Liverpoolin në një ndeshje

Sven Goran Eriksson, i cili pak javë më parë njoftoi se vuan nga kanceri i pankreasit, do të drejtojë Liverpoolin në një ndeshje legjendash marsin e ardhshëm.

Kështu suedezi do të përmbushë një nga ëndrrat e jetës së tij, të jetë trajner i Liverpoolit, siç zbuloi gjatë njoftimit për kancerin, kur deklaroi se i ka mbetur edhe një vit jetë.

Eriksson do të ulet në bankinë së bashku me legjendat e Liverpool si Ian Rush, John Barnes dhe John Aldrige, dhe do të ketë nën komandën e tij lojtarë si Jerzy Dudek, Sander Westerveld, Martin Skrtel, Fabio Aurelio, Djibril Cisse dhe Ryan Babel. Emra tjerë do të shpallen në javët në vijim.

Lexo po ashtu Sven-Goran Eriksson zbulon se ka kancer dhe ka vetëm edhe 'një vit për të jetuar'

“Unë jam një tifoz i Liverpoolit, kështu që gjithmonë kam dashur të jem trajneri i tyre”, ka thënë suedezi.

“Ai mund të bëjë punën time për një ditë nëse dëshiron”, deklaroi Klopp pasi dëgjoi deklaratën e trajnerit legjendar.

E thënë më shpejt se e bërë. Eriksson do të ulet në stolin e ‘kuqve’. Ndeshja do të zhvillohet kundër një skuadre legjendash të Ajaxit më 23 mars.

Lexo po ashtu Po vuan nga tumori, por ka ëndërr ta drejtoj Liverpoolin, Klopp bën gjestin e madh për trajnerin suedez: Eja dhe bëj punën time në Anfield

23 mars kundër Ajax

Ndeshja mes dy klubeve të mëdha evropiane do të luhet në Anfield dhe të gjitha fondet e mbledhura do të shkojnë për fondacionin e Liverpoolit.

Dy ndeshjet e mëparshme të legjendave, kundër Manchester United dhe Glasgoë Celtic, mblodhën gjithsej 1.7 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version