Telegrafi

Xhaka – Eriksen, çdo ditë e më afër, Arsenali dhe Interi po i finalizojnë detajet e shkëmbimit

Arsenali duket se është i vendosur që të transferojë Christian Eriksenin nga Interi në janar.

The Gunners janë të gatshëm që të ofrojnë në këmbim shërbimet Granit Xhakës, që po ashtu ka ngjallë interesim te Nerazzurët.

Duket se Antonio Conte e pëlqen lojën fizike që bënë mesfushori shqiptar, andaj dëshiron ta ketë tek radhët e tij te Interi.

Lexo po ashtu Interi dhe Arsenali fillojnë bisedimet për shkëmbimin Xhaka – Eriksen

Në anën tjetër, Mikel Arteta e pëlqen magjinë e danezit, por edhe atë që ka treguar me Tottenhamin në vitet e kaluara, andaj po bën çmos që ta ketë në Emirates.

Sipas Tuttosportit, marrëveshja mes të dyja palëve është shumë afër të arrihet, derisa kanë mbetur vetëm edhe disa detaje.

Duket se në janar mund të ndodhë një shkëmbim i lojtarëve, e akordi me lojtarët duket se do të mbyllet shumë shpejtë. /Telegrafi/