Telegrafi

Eriksen, objektiv i Juves dhe Interit

Christian Eriksen është shfaqur si një objektiv për Juventusin dhe Interin, pasi thuhet se ka tronditur Tottenham Hotspurin me kërkesat e reja të pagës.

Reprezentuesi danez ka qenë prej kohësh i lidhur me një kalim në Serie A, pasi Interi, Fiorentina dhe tani edhe Juve kanë bërë një ofertë drejt tij.

Sipas Daily Mirror dhe Daily Telegraph, Eriksen është duke kërkuar 150,000 mijë funte në javë për të qëndruar në White Hart Lane apo pesë herë sa më shumë që ai aktualisht fiton.

Lexo po ashtu Gjigantët anglez dhe Atletico ndërhyjnë në transferimin e ‘Gabigolit’

Megjithatë, kjo besohet të jetë një dredhi që 24-vjeçari Eriksen mund të detyrojë Spurs që ta lënë atë të largohet.

Juventus janë në kërkim të një mesfushori për të zëvendësuar Paul Pogban, me opsione, që përfshijnë Cesc Fabregas të Chelseat dhe Marcelo Brozovicin e Interit.

Ndërsa, Inter duhet të konsiderohet kandidatë i fortë, pasi Eriksen tashmë ka punuar te Ajaxi me trajnerin e tyre të ri, Frank de Boer. /Telegrafi/