Ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ajo ka takuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin.
Pas takimit me Pacollin, ministrja norvegjeze është deklaruar para mediave.
Ajo ka deklaruar se shteti norvegjez përkrah integrimin euroatlantik të Kosovës, ndërsa ofroi përkrahje për zhvillim në çdo fushë.
Sipas saj, ky integrim kërkon kohë të gjatë dhe lidership të fuqishëm, si dhe koordinim më të madh në mes të partive politike.
“Kosova është e mbështetur me 7 milionë euro dhe prioritete kyçe janë sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe procesi i dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimi në zhvillimin ekonomik dhe rajonal. Ne e mirëpresim bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe mundohemi që ta mbështesim sa më shumë. Ne gjithashtu kemi biseduar edhe për diçka që ka të bëjë me tarifat shtesë dhe ne kemi biseduar edhe për spektrin e investimeve në Kosovë dhe unë mendoj se është një shans shumë i mirë që nganjëherë të ndodh por që gjithashtu kemi nevojë të kemi edhe tregtinë e lirë në Kosovë”, ka thënë ministrja norvegjeze. /Telegrafi/