Një tifoz bërtiti “Erik ten Hag po të pret” në drejtim të mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong ndërsa thashethemet për një lëvizje te Manchester United vazhdojnë të shtohen.
Djajtë e Kuq pritet të bëjnë një lëvizje për mesfushori holandez në këtë verë dhe ai më parë ka punuar nën urdhrat e trajnerit të ri të klubit anglez.
De Jong luajti në fitoren 3-2 të Barcelonës ndaj A-League All-Stars në fillim të kësaj jave dhe bëri një ecje nëpër stadiumin “Accor” për të duartrokitur tifozët.
Njëri vendosi t’i kujtonte 25-vjeçarit interesimin e United dhe bërtiti: “Ten Hag po ju pret!”.
De Jong vazhdoi të duartrokiste dhe u pa duke buzëqeshur ndërsa dilte nga fusha.
Tifozët e United reaguan shpejt ndaj klipit dhe ata shpresojnë të arrijnë një marrëveshje sa më shpejtë.
United pritet të humbasë edhe Paul Pogban këtë verë përveç Nemanja Matic, i cili tashmë ka konfirmuar largimin e tij.
De Jong është objektivi kryesor i Ten Hag, por moskualifikimi në Ligën e Kampionëve nga Djajtë e Kuq do ta bëjë të vështirë një lëvizje. /Telegrafi/
Manchester United fans telling Frenkie De Jong, “Ten Hag is waiting for you” whilst on the Barcelona pre season tour. #manutd#mufc#transfers
— UtdPaper (@UtdPaper_) May 26, 2022