Kalimi i Hakim Ziyech nga Ajaxi te Chelsea është konfirmuar edhe nga Erik ten Hag.
Trajneri i skuadrës holandeze ka deklaruar se marokeni do t’u bashkohet The Blues me të përfunduar ky sezon.
Ziyech do të transferohej te skuadra londineze në afatin kalimtar të janarit, mirëpo Ajaxi nuk arriti të gjente zëvendësuesin e tij.
“Ziyech te Chelsea? Transferimi ishte duke ndodhur, ne e prisnim se do të ndodhte”, ka thënë Ten Hag në një intervistë për FOX Sports.
“Madje, unë e kam pritur që largimi i tij të ndodhë para një viti apo dy”.
“Dhe sa herë që nuk ka ndodhur unë thosha: ‘Uau, ai qëndroi përsëri’. Ne jemi ende të lumtur që do ta kemi deri në fund të sezonit”, ka shtuar më tej ai.
Chelsea thuhet se do t’i paguajë Ajaxit 40 milionë euro + dhjetë milionë bonuse, derisa shihet si zëvendësues i Willianit dhe Pedros që pritet të largohen nga Stamford Bridge. /Telegrafi/