Pep Guardiola ka konfirmuar se mbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij në klub, e cila skadon vitin e ardhshëm.
Garcia ka qenë i përfshirë në skuadrën e parë të Cityt këtë sezon dhe e ardhmja e tij mund të jetë te Barcelona, e cila është lidhur shumë më transferimin e tij.
Mbrojtësi qendror ka qenë një anëtar i Barçës gjatë gjithë jetës së tij, por u bashkua me Cityn në vitin 2017 nga gjigandët katalunas, me raporte të shumta që pretendojnë se janë duke kërkuar një rikthim të lojtarit këtë verë.
“Garcia na njoftoi se nuk dëshiron të zgjasë kontratën e tij me Cityn, ai ka edhe një vit dhe pastaj pas kësaj, ai nuk dëshiron të zgjasë”.
“Ne duam ta mbajmë, por ai nuk dëshiron. Ne imagjinojmë se ai dëshiron të luajë në një vend tjetër”, ka thënë Guardiola sot (e enjte).
PEP 💬 (Eric Garcia) announced to us he doesn't want to extend his contract with City, he has one more year and then after that, he doesn't want to extend. We wanted to but he doesn't want to. We imagine he wants to play in another place.
— Manchester City (@ManCity) August 6, 2020
Mediat kanë tërhequr paralele midis Garcias dhe Gerard Pique, i cili la akademinë e të rinjve të La Masia për shkak të keq-menaxhimit dhe iu bashkua Manchester United, përpara se të kthehej në Camp Nou dhe të shijonte një karrierë të mbushur me trofe.
City tashmë ka përfunduar nënshkrimin e Nathan Ake nga Bournemouth këtë verë dhe është e paqartë nëse Garcia do të përfshihet në skuadrën e parë sezonin e ardhshëm, me lajmet e fundit që rritin mundësinë e një largimi gjatë kësaj vere. /Telegrafi/