Telegrafi

Eric Bailly tentoi një penallti “pa shikuar fare” ndaj Egjiptit, por dështoi keq

Eric Bailly tentoi të ekzekutoj një penallti në stilin “no look” apo pa shikuar fare për Bregun e Fildishtë mbrëmë (e mërkurë) ndaj Egjiptit dhe ajo përfundoi si mos më keq.

Mbrojtësi i Mancheste Unitedit ishte lojtari i vetëm nga të dyja skuadrat që humbi në penallti në raundin e 16-të kundër Egjiptit, me yllin e Liverpoolit, Mo Salah që shënoi golin e fitores në stadiumin Japoma në Kamerun.

Lojtarë si Nicolas Pepe, Maxëell Cornet dhe Wilfried Zaha i kthyen në gol goditjet e tyre nga penalltia, por Bailly, i cili ekzekutoi penalltinë e tretë të Bregut të Fildishtë, nuk arriti ta konkretizojë.

Lexo po ashtu Salah shënon penalltinë vendimtare, Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë

Përpjekja e tij u prit nga portieri Mohamed Abou Gabal, i cili mendoi mirë dhe bëri ndalimin e goditjes me një dorë.

Por, kjo ishte një penallti krejtësisht e jashtëzakonshme nga Bailly, i cili në dukje mendoi se po luante një “ndeshje miqsh” dhe jo në një turne të madh ndërkombëtar sikurse Kupa e Kombeve të Afrikës.

 

Jo vetëm që ishte një penallti me një hap, por Bailly tentoi edhe të shënonte me stilin “no look” apo pa shikuar.

Bailly ka një aftësi për t’i bërë gjërat në mënyrën e tij unike dhe kjo nuk ishte ndryshe, edhe pse dështoi, pasi tashmë ky moment është bërë viral në rrjetet sociale. /Telegrafi/