Arsenali shpreson të sigurojë shërbimet e qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit, Eric Bailly.
The Sun raporton se Topçinjtë duan të angazhohen gjatë afatit kalimtar veror për përforcimin e fazës së mbrojtjes.
Bailly nuk ka luajtur që nga muaji mars (nga ndeshja kthyese e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit) dhe bën pjesë në listën e lojtarëve që do të largohen nga Djajtë e Kuq.
Trajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, planifikon një rindërtim të skuadrës për sezonin e ardhshëm, ashtu që disa lojtarëve do t’u tregohet dera.
Nga ana tjetër, trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e ka pëlqyer lojën e Baillyt që nga koha kur ka luajtur në La Liga, prandaj pritet të ofrojë 20 milionë funte (23 milionë euro) për shërbimet e tij. /Telegrafi/