Telegrafi

Erërat e fuqishme të stuhisë Gerrit që goditi Britaninë e Madhe, thyen helikën e mullirit me erë në Skoci

Stuhia Gerrit që ka goditur prej ditësh Britaninë e Madhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Këtë e dëshmon më së miri videoja ku shihet se erërat e fuqishme të Gerrit, që frynin me 137 kilometra në orë thyejnë helikat e mullirit me erë në Ayrshire të Skocisë.

Nga era e fuqishme helika thyhet dhe copëzat e saj fluturojnë me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Në video dëgjohen krismat e mëdha nga shkatërrimi i mullirit me erë, që për fat të mirë nuk ka shkaktuar ndonjë lëndim tek banorët që jetojnë jo larg saj.

Gerrit ka sjellë edhe sasi të madhe të borës në Skoci, të përcjellë me shi të rrëmbyeshëm.

Gjithashtu është dëmtuar rrjeti i furnizimit me energji elektrike, pasi shumë pemë që janë shkulur kanë rënë mbi trafo. /Telegrafi/